Një vajzë 17- vjeçare është gjendur e pajetë në Roskovec.

Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Suk të Roskovecit, ku e reja është gjetur e vdekur nga familjarët e saj.

Duke u nisur nga njoftimi, dyshohet se 17- vjeçarja i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur, ndërsa bëhet me dije se në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.