Sot shënohet 3 vjetori i tërmetit të nëntorit
Deputetja socialiste Luljeta Bozdo, në një intervistë në “Ora News”, kujtoi ato momente dhe i cilësoi si një gjë e frikshme
“Në Shqipëri gjatë këtyre 3 vjetëve janë strehuar me mijëra familje. Ka ende familje të pastabilizuara por 85 % e familjeve janë futur në shtëpi të reja që nuk i kishin imagjinuar asnjëherë. Në apartamente dhe vila fantastike.
Po të shkosh në Baldushk në shtëpitë e rrënuara që kishin fshatarët që ato dhe pa tërmet do të binin kanë hyrë në ca vila që nuk i kanë ëndërruar kurrë në jetën e tyre. Janë shtëpi dhuratë se nuk paguan asnjë lekë për atë punë.”, u shpreh deputetja socialiste Bozdo.