Tre anëtarë të një familjeje në Lipjan, në Kosovë janë gjetur pajetë.

Mediat në Kosovës shkruajnë se dyshohet se Abedin Bekteshi ka vrarë së pari djalin, më pas gruan dhe në fund veten.

Sipas policisë së Kosovës, bëhet me dije se kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.