Qyteti i Përmetit u trondit mbrëmjen e djeshme nga vrasja e 65-vjeçares, Zeniate Muhollari, e cila u mbyt për vdekje nga djali i saj 24-vjeçar.
Albi Muhollari në gjendje të rënduar depresive mbyti nënën e tij me plastmas. Nënë e bir jetonin në Amerikë dhe kishin vetëm 4 ditë që ishin kthyer në Shqipëri për pushime.
Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!” Kjo ishte fjalia e vetme që thoshte babai i 24 vjeçarit.
Gjithashtu mësohet se prindërit kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tyre. Madje ato kanë pasur frikë se mos u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë.