Tmerr në aksin Elbasan-Peqin. Pasagjerja me iniciale M. Gj. nga Rrogozhina është hedhur nga furgoni në lëvizje dhe ka vdekur në vend.
Behet me dije se ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Papërr.
Shoferi ka ndaluar mjetin dhe bashkë me udhëtarët e tjerë janë përpjekur që të shpëtojnë gruan, por ajo nuk i ka shpëtuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Për ngjarjen u njoftua policia e cila bashkë me grupin hetimor shkuan dhe kryen veprimet përkatëse.
Ende nuk dihet shkaqet që e detyruan gruan të ndërmarrë veprimin ekstrem.
Policia ka shoqëruar shoferin dhe ka marrë në pyetje dëshmitarët që ndodheshin në furgon.