Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në një kopësht në Burrel. Raportohet se një fëmijë 2 vjeç është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Burime bëjnë të ditur fëmija është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat në kopësht. Ndonëse stafi e ka dërguar në spital me një mjet privat, fatkeqësisht vogëlushi nuk ka mundur që të mbijetojë. Theksojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor në të gjithë vendin, si dhe nisjes së kopshtit.

Nga familjarët mësohet se i mituri kishte qenë me temperaturë dhe të vjella disa ditë më parë, por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vërtetë të vdekjes së fëmijës. Ndërkohë prokuroria ka nisur hetimet pëe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mat/informacion paraprak:

Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.