Bill Clinton: Kur pashë që të ndodhte në Kosovë dhe Bosnje, e pashë të ndodhë si djalë i ri në vendlindjen time që fëmijëve u mohohej të shkonin në shkollë për hir të racës. Mos u shkurajoni. Këto probleme i kanë rrënjët që është më i lashtë se besimet tona fetare. Ka pasur gjithmonë një frikë se në momentin që do të shkojmë përtej llojit tonë, diçka e keqe do të ndodhë. E themi këtë duke mbajtur larg tjetrin.
Shihni këta fëmijë. Gëzimi më i madh në jetë ndodh kur hapemi ndaj mundësisë, që cdo person i vetëm mund të marrë. Mësimet e jetës sime nuk janë ato që mësova në universitet apo valën e zgjedhjeve apo në sallonet e diskutimeve të qeverisë. I kam mësuar vetëm kur isha një djalë i vogël që rritesha duke parë të jetonin jetën e tyre. Fjala dhe nderi kishin një vlerë konstante për gjithkënd. Tani është e rëndësishme që ne të pranojmë fort dhe qartë, se dallimet tona kanë rëndësi se askush unk ka të drejtë gjatë gjithë kohës dhe duhet të jemi në gjendje të dëgjojmë njëri tjetrin.
Duhet të mos harrojmë që e vetmja mënyrë që mund të kenë vlerë dallimet tona është nëse që të qenit njerëz dhe humanizmi ynë vlen më shumë. Kur isha i ri dhe studioja luftën e ftohtë, e shihja Shqipërinë në hartë dhe paraqitej si mister, e mbyllur ndaj botës; mos hyni dhe më kujtohet kjo kur isha 18-vjeç. Dhe pyesja veten a do të shkoj ndonjë herë aty dhe kurrë nuk ma merrte mendja se do të vija si president.