Mazhoranca dhe opozita rinisën këtë të martë seancat dëgjimore me grupet e interesit mbi problematikat e qeverisjes vendore. Lidhur me këtë çështje Ylli Asllani, sekretar për Pushtetin vendor në PD tha në studion e lajmeve në MCN Tv se procesi kërkon pjesëmarrjen e të gjithëve dhe se do ishte mirë që të përfshihej edhe shoqëria civile dhe personalitete të ndryshme.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Asllani tha se kësaj reforme i mungon transparenca, dhe se qëllimet e vërteta të kësaj reforme ndodhen në mendjen e kryeministrit Rama që në fund do të nxjerrë paketën e vet.
Qeverisja vendore apo lufta për autonomi vendore është revolucioni i dytë i heshtur brenda demokracisë, kërkon pjesëmarrjen e të gjithëvE, do ishte mirë të përfshihej shoqëria civile, personalitete të ndryshme. Kemi kontaktuar me disa dhe na ka ardhur mirë që kanë pasur reagim realist. Emrat janë të shumtë, rektori Ilia Kristo, personalitete nga univeristeti Polis, ASH, me figura që kanë kontribute. Është një konsultë. Pas tyre qëndron vepra shkencore e studimore që mirë është që edhe politika të mbajë shënime.
Ajo që i mungon reformave në Shqiperi dhe kësaj në veçanti është transparenca, nëse do marrim këtë reformë jam i bindur që të gjitha ata që janë pjesë e atij paneli nuk e dinë qëllimin e vërtetë të kësaj reforme, ndodhet në mendjen e një njeriu që në fund do të nxjerrë paketën e tij.
Më tej, Asllani tha në studio se se grupi i PD është kundër fragmentarizimit thjesht si ide duke shtuar se thelbi i reformës territoriale nuk është tek prerja por tek funksionimi i pushtetit lokal.
Ne nuk kemi surpriza në këtë mes, ne jemi kundër fragmentizimit thjesht si ide. Fragmentizimi është gjëja më e parëndësishme e një reforme. Thelbi nuk është te prerja, thelbi është te funksionimi i pushtetit lokal, ne e kemi quajtur një qeverisje më afër qytetarëve, dhe një qeverisje më eficente. Kjo ishte ajo që kemi menduar. Reforma e 2014 që pranojnë të gjithë që ka dështuar lë shteg për shumë hamëndje për arsye .
Mungon transparenca nuk e di cili është qëllimi që ka kryetari i PS me këtë reformë . Nëse vihen re një sërë difektesh qoftë në shkërmoqjen e demokracisë lokale, janë një seri hapash, është shkelur llogaridhënia. Nuk nxiti zhvillimin rajonal, shtoi varfërinë, qëllimi është që të rritet mirëqënia. Reforma e 2014 nuk e realizoi këtë gjë, realizoi një pushtet lokal në kolaps të plotë.
Ka prodhur bashki të falimentuara. 20 bashki në prag të falimentim total.
Asllani tha se PD po punon që nga 2010 për Reformën Territoriale dhe se propozimi i opozitës ka si parasysh objektivat për të arritur një eficensë politike dhe një trajtim më të mirë të të ardhurave.
E vërteta është që PD nuk është se ka nisur tani të mendojë për reformën territoriale. Ka që në 2010 që PD po punon me një studim që e përmirëson hap pas hapi, ka pasur dhe shumë bashkëpunëtorë. Kemi parë dhe produktet të studiuesve suedezë. PS ka patur grupin studimor të saj dhe projekti i tyre ishte më i mirë se projekti që krijoi Rama me të vetët.
Kjo reformë s’ka ndryshuar në qasjen me qytetarin , e ka humbur qytetarin, investimet e kanë zhuritur periferinë. Nëse doni të shihni rezultatin e kësaj reforme shihni shpopullimin. Ne vijmë me një projet nga themelet, mbajmë parasysh dhe objektivat për të arritur një eficensë politike, apo trajtimin më të mirë të të ardhurave. Ofrojmë një përmirësim të defekteve të kësaj reforme.
Reforma ka goditur zonat rurale. Thelbi është të bëhet harmonizim i kapaciteteve njerëzore, financiare dhe sherbimeve.