Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në Janinë, në veriperëndim të Greqisë, ndërkohë që orët e fundit vërehet një aktivitet intensiv sizmik.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit, e cila ndodhi në orën 17:06, ndodhet 13 kilometra në lindje-juglindje të Leptokaryas në Janinë.
Thellësia fokale vlerësohet në 9.6 kilometra.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, me epiqendrën e vendosur 19 kilometra në perëndim-jugperëndim të Janinës.
Lëkundjet janë ndjerë po ashtu edhe në jug të Shqipërisë.