Shqipëria është tronditur nga një termet i fortë në të gdhirë, i pasuar me disa postgoditje.
Mësohet se lëkundjet e forta janë ndjerë në afërsi të Koplikut, në kufirin Bosnjë-Mal i Zi, ndërsa tërmeti ishte me magnitudën 5.4. Lëkundjet, të cilat janë regjistruar rreth orës 04:06, janë ndjerë thuajse në gjithë Shqipërinë.
Ndërkohë, më pas ka pasur minitërmete të vogla, ku më i madhi ka qenë me magnitudën 2.5. Deri më tani nuk raportohet për dëme.