Një tërmet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në Shqipëri.
Konkretisht lëkundjet u ndjenë rreth orës 02:42 dhe ishin me magnitudë 4.6 ballë.
Epiqendra ishte në detin Adriatik, 48 kilometra në veriperëndim të Tiranës, 35 kilometra në veriperëndim të Durrësit.
Sipas faqes sizmiologjike EMSC, thellësia e valëve të tërmetit ishte 6.5 kilometra.
Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.