Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informaconet e marra në rrugë policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Ardi Çela, 25 vjeç, banues në fshatin Izvor, Tepelenë. Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 6 muaj burgim.
Në muajin korrik të vitit 2020, në vendin e quajtur “Përroi i Thellë”, në afërsi të fshatit Izvor, ky shtetas është konstatuar duke kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke.
Materialet në ngarkim të shtetasit Ardi Çela i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.