Nje 47 vjeçar banues në fshatin Progonat, Tepelenë, ka kallëzuar në polici se bashkëshortja e tij 34-vjeçare, prej 10 ditësh është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Njoftimi i policise:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasen A. M., 34 vjeçe, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi E. M., 47 vjeç, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, se bashkëshortja është larguar nga banesa para 10 ditësh, duke braktisur dy fëmijët e mitur. Po punohet për gjetjen e saj.