Policia kroate ka arrestuar dy shtetas shqiptarë pasi zbuluan 11.35 kg kokainë në 20 pako të fshehura në hapësirën qëndrore të mjetit nën ndërruesin e marsheve dhe mbështetëses.

Arrestimi ka ndodhur në pikën kufitare Karasoviqi të martën rreth orës 11:30 ku oficerët e policisë kanë shënjestruar të dyshuarit 30-vjeçarin dhe pasagjerin e tij në automjet  44-vjeçarin, të dy shqiptarë me anë të qënit të tyre policor i cili ka arritur të nuhas lëndën narkotike në pjesën qëndrore të automjetit.

Me urdhër  të Gjykatës së Qarkut në Dubrovnik është kontrolluar automjeti dhe janë gjetur 20 pako me gjithsej 11 kg heroinë.

Shoferi dhe pasagjeri u arrestuan dhe nga hetimi penal u konstatua se ata synonin të transportonin heroinë nga Shqipëria në tregun e Europës Perëndimore.