Një ngjarje e rëndë është shmangur në lumin Buna, aty ku një 49-vjeçar tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga ura.

Sipas njoftimit të policisë, raportohet se qytetari me inicialet V. N. U pa duke kryer lëvizje të dyshimta te Ura e Bunës dhe tentoi të hidhej, por pas ndërhyrjes së forcave “Shqiponja” u parandalua tragjedia.

Mësohet se, 49-vjeçari u  shoqërua në spital psikiatrik, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, pasi nga verifikimet rezultoi se vuante nga shëndeti mendor.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Tentoi të hidhej nga Ura në lumin Buna, për tu vetëmytur ndërhyrja e menjëhershme e Patrullës së Qarkullimit Rrugor që ishte me shërbim në territor, parandalon ngjarjen e rëndë.

Sot më datës 23.08.2024, Patrulla e Qarkullimit Rrugor  gjatë patrullimit në territor ka konstatuar një shtetas te Ura e Bunës që kryente lëvizje të dyshimta dhe tentonte të hidhej nga Ura në lumin Buna.

Patrulla e Qarkullimit Rrugorë e DVP Shkodër ka njoftuar forcat ”Shqiponja” dhe  shkuan menjëherë te qytetari që tentonte të hidhej në lumë.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua  ngjarja dhe 49 vjeçari V. N, u  shoqërua në spital psikiatrik, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, pasi nga verifikimet rezultoi se vuante nga shëndeti mendor.