Pak minuta më parë në qytetin e Klosit u regjistruan të shtëna arme.

Mësohet se viktimë ka mbetur një 17 vjeçar, ndërsa janë plagosur dy persona të tjerë mes tyre babai i viktimës.

Këta të fundit janë dërguar me urgjencë në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa banorët i akuzojnë për vonesë.