Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e kësaj të marte në Bulqizë.
Paraprakisht mësohet se është qëlluar drejt një makinë që ka qenë e parkuar, ndërsa nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, shtetasi F.T., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, në pronësi të shtetasit A.P.
Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.