Dyshohet se sherri mes dy djemve ka nisur me një konflikt verbal, por më pas autori nxori armën e zjarrit, plagosi të riun dhe u largua nga lokali.
Ngjarja ka ndodhur në orën 13:30, ku autori i dyshuar i ngjarjes është 30 vjeçar, i cili pasi ka kryer plagosjen është larguar me një automjet në drejtim të autostradës.
Menjëherë janë ngritur dhe funksionojnë pikat e përkohshme të kontrollit policor.
Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.