Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë ka përllogaritur koston e një studenti të Mjekësisë së Përgjithshme.
Në vendimin e bordit, çdo student që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite në vendin e tij pas studimeve, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekësh të reja për çdo vit studimi. Tashmë pritet që të përpilohet kontrata që do të nënshkruajnë studentët.
Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, për të përcaktuar këtë tarifë u ngrit një grup pune për përllogaritjen e kostove për një student që ndjek studimet në fakultetin publik të mjekësisë.
UMT ka përllogaritur prej vitit 2019 të njëjtën kosto studimi, pra rreth 2400 euro. Nëse një vit studimi ka kosto 240 mijë lekë, për 6 vite studentët duhet të paguajnë 1.440.000 lekë
Që prej nisjes së vitit të ri akademik, studentët e mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, pasi një pjesë e tyre nuk janë dakordësuar me vendimin e qeverisë që i detyron të punojnë pas studimeve 2 deri 5 vite në Shqipëri./e.t