Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Prof. Dr. Tritan Shehu, është pyetur në lidhje me deklaratën e ambasadores Yuri Kim, pas takimit me Enkelejd Alibeajn, ku thoshte se kishte takuar ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD-së.
Duke dhënë një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit Shehu tha se gjatë ditës së sotme nuk do të donte të ndalej në gjërat sekondare, duke refuzuar të japë një përgjigje për këtë çështje.
Shehu tha se fokusi është te situate në Ukrainë duke ripërsëritur thirrjen e tij që Kuvendi të miratojë një rezolutë që dënon krimet e luftës në Ukrainë.
‘Shiko unë sot kam ardhur që të diskutoj për këtë çështje, dhe të mos përhapem në lajme sekondare. Ka vend për diskutime kjo çështje tjetër që ju më pyetët.
Parësore është rreshtimi i Shqipërisë në krah të aleatëve, për të dënuar me rezolutë atë që është duke ndodhur në Ukrainë’, u shpreh Shehu.