Trajneri i ekipit kuqezi, braziliani Sylvinho ende nuk ka rinovuar kontratën, edhe pse FSHF ia ka ofruar këtë mundësi në tavolinë.
Ai është nën orbitën e disa ekipeve, dhe ekipi portugez, ”Estoril Praia” është skuadra që po negocion për të bindur 50-vjeçarin.
Ekipi që e mbylli sezonin në vendin e 13 ka shprehur interes për Sylvinhon, madje ka gati dhe kushtet për të bindur ish-futbollistin e Barcelonës, Arsenalit e Manchester City-t.
Në orët në vijim pritet të ketë një përgjigje përfundimtare nëse transferimi do të kryhet apo jo, por ka gjasa që tekniku të gjejë gjuhë të përbashkët edhe me FSHF.