Disa shkolla në Suedi po kufizojnë përdorimin e kompjuterave dhe pajisjeve të tjera elektronike nëpër klasa, pasi mësuesit druhen se këto pajisje po dëmtojnë aftësitë e nxënësve për të shkruar dhe lexuar.
Megjithëse Suedia ka një shkallë më të lartë suksesi në arsim në krahasim me fqinjët e saj evropianë, statistikat e qeverisë sugjerojnë një rënie të lehtë.
Me fillimin e vitit të ri shkollor në mbarë botën, për një shkollë suedeze në qendër të Stokholmit kjo nënkupton shumë orë shkrimi me dorë dhe orë të qeta leximi, diçka e pazakontë për Suedinë. Në vitin 2017 Suedia miratoi një strategji për përdorimin e kompjuterave dhe tabletëve nëpër klasa, madje edhe nëpër kopshte. Nëntëvjeçari, Henrik Trolle Adams, në klasën e tretë të shkollës Djurgardsskolan beson në rëndësinë e shkrimit me dorë.
“Shkrimi në kompjuter dëmton aftësinë për të shkruar mirë me dorë”.
Edhe shoqja e tij e klasës Liveon Palmer preferon që të shkruaj në letër. “Më pëlqen të shkruaj më shumë në fletore, sepse thjesht ndihem më mirë”.