Është pagëzuar me emrin “Elpia”.
Shqipëria dhe i gjithë Ballkani do pëfshihen nga temperatura polare në fundjavë dhe fillim javën tjetër.
Kulmi acari do e arrijë të martën ku temperatura do shkojë deri në -23 gradë Celsius.
Stacionet meteorologjike ndërkombëtare raportojnë se zona më e ftohtë gjatë këtyre ditëve do të jetë ajo mes Librazhdit dhe Bulqizës, ku në fshatrat Klenjë, Qarrishtë dhe Okshin pritet që termometri të zbresë deri në -23 gradë Celsius.
Temperatura nën zero do ketë Tirana dhe gjithë gjytetet e Shqipërisë së Mesme. Natyrisht disa gradë nën zero do të jenë Korça, Erseka, Gjirokastra, Gramshi, Berati, Elbasani Kukësi, Peshkopia, Puka, Tropoja, Shkodra etj.
Në Librazhd të hënën në orën 7 të mëngjesit parashikohet -16 gradë Celsius.
Në Vlorë për shembull, termometri pritet të zbresë nën zero, kurse në Durrës do të jetë vetëm 1 gradë Celsius.