Duket se kompania Meta po përballet sërish me probleme me aplikacionin e komunikimit WhatsApp, pasi përdoruesit nuk janë në gjendje të dërgojnë apo marrin mesazhe.
Pra, nëse mendoni se interneti juaj nuk po funksionon, këtë herë nuk është kështu sepse është vetëm një ndërprerje e WhatsApp.
Jo vetëm që versioni i aplikacionit celular nuk funksionon, por edhe versioni për PC nuk arrin të funksionojë.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion nga WhatsApp në lidhje me këtë çështje. Nëse rifreskoni versionin e desktopit, thjesht do të shihni ekranin e ngarkimit me një mesazh “WhatsApp encryption end to end”.