Gazetari i Ora News Elton Qyno, që mbulon sektorin e kronikës ndodhet prej 10:00 në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai mbahet brenda SPAK, me kërkesë të prokurorit Behar Dibra thonë burimet, lidhur me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore.

Ndaj tij është bërë presion duke i kërkuar emrin e personit që i ka vënë në dispozicion materialin, në shkelje të të drejtës së gazetarit përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale sa i përket ruajtjes së burimit të informacioni.

“Atij i është thënë që nuk mund të lëmë të lirë pa iu treguar emrin, ndërsa i kanë kërkuar edhe aparatin celular”, thonë burime.

Ky presion mbi gazetarin vjen pas denoncimeve për zyrtarët e arrestuar.