Komisionerja e KPK, Etleda Çiftja, është marrë e pandehur nga SPAK.
Burime për Tirananews bëjnë me dije se zyrtarja e lartë e KPK, dyshohet se ka probleme me pasurinë dhe është marrë në pyetje nga oganet e drejtësisë në lidhje me burimin e të ardhurave.
Më herët, Byroja Kombëtare e Hetimit i ka sekuestruar komisioneres Etleda Çiftja, dokumentacionin e një apartamenti në Tiranë.
Nga të dhënat e siguruara dhe që janë në dispozicion të prokurorëve specialë, janë krijuar dyshime se komisionerja Çiftja ka kryer deklarim të rremë si dhe fshehje të pasurisë.
Burimi: Tirananews.al