Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e mandatit për dy ligjvënës.
Bëhet fjalë për kryetarin e Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu, i cili është nën hetim pas rihapjes së dosjes së Gërdecit.
Deputeti i dytë është socialisti, Alqi Bllako, i cili dyshohet se është nën hetim për inceneratorët.
Nga ana tjetër, sot në orën 19:00 pritet të mblidhet me urgjencë Komisioni Parlamentar për Mandatet dhe Imunitetet shqyrtimin e kërkesave të SPAK.