Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka kërkuar dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin Saimir Tahiri.
Ndërsa seanca e fundit u caktua më 4 shkurt ora 13:00, ditë kur do të jepet dhe vendimi final për Tahirin.
E njëjta masë është kërkuar edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën.
Ndërkohë, ish-ministri Tahiri kërkoi pafajësi. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, SPAK ka kërkuar 8 vite burg për ish-zyrtarët.