SPAK kërkon dy audio-përgjime që mbajnë datat 5 dhe 12 maj 2023.

Muaj pas publikimit të audio-përgjimeve të emisionit ‘Piranja’ për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufit, e cila shfaqej qartazi në shkelje të ligjit, vjen dhe reagimi i SPAK.

Prokuroria e Posacme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK) përmes një shkrese kërkon nga emisioni ‘Piranjat’ pamjet filmike audio dhe bruto që lidhen me Bufin, e cila është kapur ‘mat’ jo në pak raste. Ato kërkojnë dy audio-përgjime që mbajnë datat 5 dhe 12 maj 2023.

Emisioni ka të dokumentuar me video manipulimin e votës dhe shkeljen e ligjit. Bufi shfaqej duke diskriminuar arsimtaren Dhurata Malka për shkak të bindjeve politike dhe intimidoi sanitaren në shkollën e fshatit Suk, e po ashtu është filmuar duke kërcënuar një demokrat për shkak të bindjeve politike, shkruan dosja.al.