Ka nisur procesi i votimit këtë të dielë, ku qytetarët do të votojnë për të zgjedhur kryetarët e bashkive në 6 qytete të vendit.
Sot do të votohet për të zgjedhur kryetarët e bashkive të Shkodrës, Dibrës, Durrësit, Vorës, Rrogozhinës e Lushnjës.
Në të 6 bashkitë do të jenë 941 qendra votimit që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00. Në të gjitha qendrat e votimit do të aplikohet identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të bëhen elektronikisht dhe pritet që rezultati në këtë bashki të dalë edhe më shpejt se në të tjerat.
Zgjedhjet e pjesshme vendore u dekretuan nga Presidenti Meta më 20 janar të këtij viti për shkak të vakancave të krijuara nga dekriminalizimi apo dorëheqjet.