Sot (8 shkurt) pritet që Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit të shpall listën finaleve të filmave të nominuar për “Oscars 2022”.
Filmi i regjisores nga Kosova, Blerta Basholli, “Zgjoi (Hive)” është në listën e ngushtë në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj” bashkë me 14 filma të tjerë.
Për herë të parë, Kosova është në listën e ngushtë të pretendentëve për t’u nominuar në garë prestigjioze të filmit, nëse “Zgjoi” arrin të nominohet do të ishte një sukses historik për kinematografinë vendore.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscars 2022”, pritet të mbahet më 27 mars.
Më poshtë lista e ngushtë e filmave që garojnë për t’u nominuar për çmim në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”:
“Great Freedom” (Austria) – Sebastian Meise
“Playground” (Belgjika) – Laura Wandel
“Lunana: A Yak in the Classroom” (Butani) – Paëo Choyning Dorji
“Flee” (Danimarka) – Jonas Poher Rasmussen
“Compartment No. 6” (Finlanda) – Juho Kuosmanen
“I’m Your Man” (Gjermania) – Maria Schrader
“Lamb” (Islanda) – Valdimar Jóhannsson
“A Hero” (Irani) – Asghar Farhadi
“The Hand of God” (Italia) – Paolo Sorrentino
“Drive My Car” (Japonia) – Ryusuke Hamaguchi
“Hive” (Kosova) – Blerta Basholli
“Prayers for the Stolen” (Meksika) – Tatiana Huezo
“The Worst Person in the World” (Norvegjia) – Joachim Trier
“Plaza Catedral” (Panamaja) – Abner Benaim
“The Good Boss” (Spanja) – Fernando León de Aranoa.