Sot Ilir Meta ka ditën e fundit në Presidencë, pasi duke filluar nga ora 19:30 detyra e presidentit për 5 vite e ardhshme do të merret nga Bajram Begaj.
Meta në përmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan për të ka qenë nder që ka shërbyer pesë vite në detyrën e presidentit.
Meta e mbyll reagimin e tij me një urim për vendin dhe familjet shqiptare.
“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë. Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë”,-shkruan Meta.