Nga Lefter Ligu

Disa kujtime mbi krijimin e Partisë Socialiste dhe organizimin e strukturave të saj në rrethin e Gjirokastrës.

Si ish-nënkryetari i PS rrethi Gjirokastër, që në krijimin e saj po sjell disa kujtime:

Themelimi i Partisë Socialiste më 12 Qershor 1991 plotësoi sistemin e pluralizmit politik në Shqipëri. Menjëherë pas kësaj edhe në rrethin tonë filloi puna për krijimin dhe organizimin e strukturave të Partisë Socialiste në çdo lagje të qytetit e në çdo fshat.

Në atë periudhë të ishe socialist nuk ishte e lehtë. Ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste kishte persekutime ose neni 24/1, ndëshkime e arrestime, sidomos gjatë viteve të një opozite të vështirë 1992-1997.

Protagonistët e atyre viteve e kujtojnë se tek Sheshi i Çerçizit qëndronin punonjësit e SHIK, të policisë dhe ekstremistë të Partisë Demokratike të cilët jo vetëm bënin presion ndaj nesh, por edhe evidentonin e shantazhonin se kush hynte në selinë e Partisë Socialiste.

Dëshiroj të sjell në kujtesën tone kontributin dhe sakrificat e jashtëzakonshme të ish-kryetarit të Partisë Socialiste të rrethit të Gjirokatrës, mikut të paharruar Resul Llogo, ndaj të cilit pati dhunë, shantazhe e disa herë shoqërime në polici.

Gjithashtu për krijimin e Partisë Socialiste dhe strukturave të saj në të gjithë rrethin e Gjirokastrës, duhet të kujtojmë me respekt e mirënjohje kontributin e madh të socialistëve në ato vite të një opozite të vështirë siç janë: Besnik Shehu, Nimet Skëndi, Bashkim Fino, Skënder Seferi, Petrit Brahimi, Vjosava Bozgo, Murat Kaci, Beso Brahimi, Zylfo Çobani, Elvira Shapllo, Roland Karalli, Flora Sotiri, Flamur Gozhita, Shkëlqim Guçe, Nasuhi Guma, Bajram Devolli, Shpresa Mino, Dalip Shehu, Dasho Qeli, Ismail Zeko, Pandeli Badiava, Edi Pesha, Afrim Mele, Gori Kristaqi, Spartak Pumo, Ismet Haxhia, Vaso Dashi, Thanas Dino, Thoma Andrea, Veledin Korkuti, Adriatik Këndella, Thanas Boboli, Bajram Avdia, Vladimir Hide, Asim Banushi, Kosta Vasili, Jorgo Paguna, Avni Çuçi, Pandeli Cinga, Margarita Muho, Zana Mevlani, Izmini Sufati, Hasan Tushe, Krenar Veliu, Foto Fuqi, Kiço Thimio, Maksi Gozhita, Moza Musta, Roland Zisi, Resul Brahimi, Engjëll Serjani, Ismail Xhaferi, Marjanthi Badiava, Klodiana Këndella, Spiro Maluqi, Thoma Garo, Thanas Xhumba, Halil Leskaj, Odise Vasili, Vasil Çuçi, Nonda Andoni, Merita Isaraj, Renata Puleri, Vojo Isaraj, Tomor Matushi, Naxhi Kacaruho, Nase Mihali, Jovan Zizi, Llazo Dedi, Florian Hysi, Andi Shkurta, Elton Hasani, Andi Mehilli, Islam Thana, Aleko Boboli, Alban Matushi, Esat Rabi, Ilia Kalluci e shumë të tjerë.

Partia Socialiste më rrethin e Gjirokastrës brenda një viti u bë me mbi 3 mijë anëtarë e mijëra simpatizantë, duke rritur kështu përkrahjen dhe besimin tek elektorati. Kjo u kurorëzua në zgjedhjet e pushtetit qëndror nga Partia Demokratike dhe pikërisht në 26 korrik 1992 Partia Socialiste fitoi Bashkinë e Gjirokastrës me kryetar mikun tone të paharruar Bashkim Finon, si edhe Komunat Cepo me kryetar Edmond Kuçin, Picar me kryetar Limoz Lazaj, Antigone me kryetar Ismet Qëndro, Zagori me kryetar Arqile Hila dhe komunën Qendër Libohovë me kryetar Kalam Kuti.

Partia Socialiste Gjirokastër po forcohej drejt një reformimi të thellë e të vazhdueshëm duke integruar brezat e rinj në radhët e saj nga të rinjtë e forumit eurosocialist. Ky organizim me një shtrirje të gjerë në të gjithë rrethin e Gjirokastrës, mobilizoi elekoratin, që i tha jo projekt-kushtetutës më Nëntor 1994.

Partia Socialiste u bë forca politike më e organizuar dhe më e konsoliduar në rrethin e Gjirokastrës me një elektorat të përhershëm e të qëndrueshëm.

Shkruar per Jugulajm.net nga Lefter Ligu – Ish-nënkryetar i Partisë Socialiste të Rrethit Gjirokastër.

Gjirokastër, 12 Qershor 2024.