Sot Shqipëria do të nisë garat e saj me sportistët e kualifikuar më normë në “Paris 2024”, teksa Luiza Gega do të marrë pjesë në kualifikueset e 3000 metrave me pengesa, të cilat startojnë në orën 10:15.
Megjithëse do të marrë pjesë në një disiplinë me konkurrencë të jashtëzakonshme, atletja 35-vjeçare ka si objektiv të arrijë finalen, duke përsëritur rezultatin historik të tri viteve më parë në Tokio.
“Synimi im është fillimisht kalimi në finale, rezultat që e kam provuar në Tokio. Kam besim më të madh edhe në saj të rezultateve vitet e fundit. Nëse gjëra shkojnë mirë do synoj pozicion më të mirë. Nuk deklaroj asgjë që do marr këtë apo atë medalje”, u shpreh ish-kampionia e Europës për qëllimet e saj në “Paris 2024”.