Ish zëvendësministrja e Financave e qeverise socialiste, Irena Beqiraj, permes nje shkrimi i eshte drejtuar deputetes se PD-së, Grida Duma.
Beqiraj i ka kujtuar asaj kohën kur kërkonte derë më derë, siç shkruan ajo, për të aderuar në Partinë Socialiste.
“Ah moj Gridë !
Tek lexoja replikën tënde plot fjalë pasioni e thënije miqsh, mu kujtua edhe mua si për dreq një miku im. Ti e ke takuar kur ishe e re , sepse kërkoje të aderoje në PS .
Ah moj zemër ! Kur ti e bukur e mençur, a thua zoti ishte pushim ditën që të krijoji, kërkoje derë me derë të ishe në parti , mendo sa të vështirë e ka pasur ky qyqari të gjej një parti edhe për më tepër të bëhet edhe lideri i saj.
Nejse të rinj keni qenë të dy edhe thonë- “I riu si veriu “”, shkruan Beqiraj në rrjete sociale..
Më tej ajo i rekomandon deputetes së PD-së, që nëse nuk i përgatit fjalimet me argumenta, më mirë mos të flasë fare.
“Por sot, të rekomandoj të mos i përgatisësh më fjalimet para pasqyrës . Sipas studimeve, sistemi konjuktiv i njeriut e ka të vështirë të bëj dy punë të mira njëherësh .
Merri me rradhë , po nuk doli koha për të përgatitur fjalim me argumenta , punë e madhe mos fol fare !
Mjafton tualeti!”, shkruan Beqiraj.