GJKKO dënoi sot me 3 vite burg Ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici duke e shpallur fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë për Alma K dha dënimin me 1. 6 vite burg për akuzën e prostitucionit.
Me pranimin e gjykimit të shkurtuar Safet Gjici përfiton uljen me 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim ndërsa Alma K. me 1 vit burg.
Por edhe sa muaj i kanë mbetur Safet Gjicit për të kryer?
Vuajtja e dënimit nis nga dita e ndalimit 24 qershor 2023. Pra deri tani ka kryer gati 8 muaj paraburgim.
Një ditë paraburgim është e barazvlefshme me 1.5 ditë burg. Nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se Gjici ka kryer +/- 432 ditë burg dhe i mbeten dhe +/- 299 ditë.