Zv ministri i jashtem grek, Jorgos Kotsiras, ka sulmuar haptazi qeverine shqiptare gjate ceremonise se organizuar ne fshatin Bularat te Dropullit me rastin e ”JO-se” greke.
Sulmi ka patur ne thelb ceshtjen Beleri.
Ajo çfare eshte per tu çuditur dhe skandaloze, ishte heshja e prefektit te Gjirokastres, Odise Kote, si perfaqesues i vetem i qeverise shqiptare, i cili ka percjelle me indiferemtizem sulmin e zyrtarit te larte grek ne nje ceremoni zyryare, ndaj qeverise perfaqesuar nga Kote.
Ky i fundit si perfaqesuesi i vetem i qeverise shqiptare, nuk ka reaguar fare, duke pranuar indirekt pretendimet e grekeve per lirimin e Belerit dhe mbajtjen padrejtesisht ne burg te tij.
Veprimi i Kotes eshte e pakta skandal, çka kerkon reagim nga qeveria shqiptare, sepse Odise Kote nuk paguhet nga taksat e shqiptareve, qe te qendroje si hu kur meperkembet dhe sulmohet shteti shqiptar.