Ministria e Turizmit te Kumbaros perjashton arbitrarisht nga aktivitetet per javen e vullnetarizmit dhe pastrimit te Vjoses, Bashkine e Memaliajt.

Urrejtja patologjike ndaj komunitetit te Memaliajt, qe çoi per skrap Kumbaron dhe Laertin me 14 maj ne zgjedhjet vendore, konkretizohet permes ketyre veprimeve perjashtuese te nje Bashkie e cila eshte pjese e Vjoses dhe qe ka siperfaqen me te madhe pas Permetit dhe bashkia e dyte ne qark per nga numri i popullsise.

Skandali qendron se Ministria qe drejtohet nga Kumbaro, ka bere kalendarin e aktiviteteve me titullin “Une jam Vjosa” dhe perjashton vete Vjosen.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "VJOSA M民 patagonia IUCN PARKU KOMBETAR ILUMIT TE EGER VJOSA, SHQIPERI UNE JAM VJOSA! Eja, bashkohu në javën e vullnetarizmit. Pastrojme, mbjellim dhe shënjojmë shtigjet e ecjeve malore. Pastrim, Permet 17.10.2023 14:00 Ura e Badëlonjës Mbjellja e Pemève, Tepelenë 18.10.2023 10:00 Sheshi Ali Pashè Tepelena Shënjimi shtigjeve, Tepelenë 19.10.2023 09:00 Stacioni Karburantıt, Blue Point f @akzm.gov.al @akzm.gov.al @akzm.gov.al @akzm.gov.al"

Sic shihet edhe nga kalendari i aktiviteteve, ato fillojne diten e neserme ne Uren e Badlonjes ne Permet qe shtrihet mbi Vjose, ku do te pastrohet vullnetarisht nga administrata e Zonave te Mbrojtura po ashtu ne varesi te Kumbaros.

Nje dite me pas aktiviteti shtrihet ne Tepelene ne sheshin qendror dhe nje tjeter aktivitet me shenimin shtigjeve. Aktivitetet ndalen ketu a thua se Vjosa mbaron tek karburanti i Laertit ne te dale te Tepelenes, e jo pertej Kalivaçit ku mbaron dhe kufiri administrativ i Bashkise se Memaliajt.

Ky veprim perjashtues eshte i paprecedente dhe i rralle ne boten normale.

Mirepo kur ky shtet dhe kjo ministri drejtohet nga nje perkthyese e nivelit poshte mesatares se frengjishtes dhe qe operon si çifligxhije, kuptohet se kerkojme shume madje luks qe te kuptojme mendesite dhe “vizionin” e Kumbaros per te ardhmen e Vjoses si park kombetar.