Elseid Hysaj gjendet në një pozitë të vështirë te Lacio. Mbrojtësi shqiptar nuk është përshirë në listën e lojtarëve që do të luajnë në Serinë A dhe në Ligën e Europës.
Megjithatë, ai vazhdon ende të ketë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.
Giulio Cardone e sheh të pabesueshëm faktin se si klubi nuk mundi të gjente një zgjidhje për të transferuar Hysajn.
Gazetari i “La Repubblica”-s ka thënë për “Radio Sei”-n se gjetja e gjuhës së përbashkët nuk duhet të ishte kaq e vështirë, pasi sipas tij nuk bëhet fjalë për një lojtar të nivelit më të lartë, por për një futbollist shqiptar.
Kjo është padyshim e turpshme dhe një racizëm i hapur ndaj shqiptarëve, pasi sipas gazetarit italian, një lojtar shqiptar nuk mund të ngjitet kurrë në nivelet më të larta të futbollit.
“Sigurisht që Lacio u përpoq të gjente mënyra për të shkëputur kontratën e Hysajt, por për ata që kanë kontratë deri në vitin 2026 me gati 3 milionë euro në sezon dhe është e vështirë të gjesh zgjidhje.
Mes Arabisë, Turqisë dhe vendeve të tjera, është krejt e pabesueshme që nuk është gjetur një zgjidhje.
Nuk është se po flasim për një top lojtar, por ai është një lojtar shqiptar”, është shprehur Giulio Cardone, me një gjuhë raciste.
Pavarësisht se Hysaj nuk është lojtari më i preferuar nga tifozët shqiptarë në Kombëtare, në një çështje dhe moment të tillë, duhet të ketë mbështetjen maksimale.