Avokati i muxhahedinëve Genc Gjokutaj është shprehu se në kampin e MEK në Manzë të Durrësit është bërë bastisje.

Në një deklaratë për mediat, ai  theksoi se është i rëndë fakti që policia mohon vdekjen e një personi, i cli sipas tij ka humbur jetën si pasojë e goditjeve dhe gazit lotsjellës.

Flitet për  një kontroll në kamp , flitet për një procedim penal të nisur nga SPAK. Është ardhur  në kamp dhe ka filluar debati dhe konflikti. Është përdorur gazlotsjellës. Muxhahedinët kanë kërkuar mbrojtje. Policia ne nuk na ka lejuar të futemi në kamp. Është një i vdekur si pasojë e goditjeve dhe gazlotsjellës. Kundrejt policisë nuk ka pasur dhunë. Do të dalë një raport përfundimtar i policisë. Është i rëndë fakti që policia nuk pranon vdekjen e një  personi. Do të marrim hapa ligjor. Janë sekuestruar materiale, pa procesverbal. Kanë bërë bastistje”- tha ai.