Trajneri i kombëtares, Silvinjo shprehet se objektivi i tij është ta dërgojë Shqipërinë në Botëror pas “Euro 2024”.
“Në vërshëllimin e fundit të gjyqtarit kundër Moldavisë, shpërtheva. Kam nxjerrë jashtë gjithë ankthin dhe gëzimin e 10 muajve punë. Kam vrapuar për të festuar me njerëzit kualifikimin për në Europian.
Shqiptarët janë njerëz të ngrohtë dhe mikpritës, si ne brazilianët. Më kanë bërë që të ndihem si në shtëpi, që në fillim kur kam ardhur: më kanë ofruar kafe dhe darkë kudo.
Shqipërisë nuk duhet t’i mjaftojë kualifikimi. Nuk duhet të shkojë në Europian dhe pastaj të zhduket. Dua të krijoj një mentalitet që në çdo Europian dhe Botëror, Shqipëria të kualifikohet.
Ky është objektivi im pas Europianit. Dua që të dërgoj Shqipërinë në Botërorin e 2026. Ky duhet të jetë vetëm fillim” tha Silvinjo.