Një shtetas gjerman është dërguar pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Nga verifikimet e para, dyshohet se 51-vjeçari ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i policise:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër është dërguar pa shenja jete, shtetasi Ch. K., 51 vjeç, banues në Gjermani. Nga verifikimet e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.