Një banesë në lagjen ‘Fermë Çlirimi’ në Fier u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të marte.

Dy mjete zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku arritën të lokalizojnë dhe të kontrollojnë zjarrin.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz, por flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke përfshirë edhe orenditë shtëpiake.