Po nisej me pushime në Sardenjë, shqiptarit i gjenden 11 kg kokainë në valixhe.

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Sardenjë të Italisë, pasi është kapur me 11 kg kokainë në një valixhe, ku do të shkonte për pushime me familjen.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 24 maj në portin e Fortezza-s.

Një pjesë të drogës e kishte fshehur në sediljen e pasme të makinës, ku ishin ulur fëmijët e tij.

Kokaina vlerësohet me rreth 880 mijë euro.

Aktualisht shqiptari ndodhet në burgun e qytetit ku pritet të marrë masën ndëshkimore nga drejtësia italiane.