Të gjithë udhëtarët që duan të hyjnë në shtetet e BE, nisur nga muaji maj i vitit 2023, duhet të paguajnë një tarifë hyrjeje prej 7€.
Rezidentët e BE nuk kanë nevojë të aplikojnë për këtë procedurë dhe u lejohet të qëndrojnë në këto shtete sa kohë të duan. ETIAS është i vlefshëm për një numër të pakufizuar hyrjesh për tre vjet.
Formulari i aplikimit mund të plotësohet online nga të gjithë jorezidentët dhe përgjigja vjen për pak minuta. Ky sistem i ri i heqjes së vizave nga Blloku i BE është quajtur ETIAS.
Aplikimi është i thjeshtë dhe zgjat më pak se 15 minuta.
Çfarë informacionesh i duhen një shtetasi shqiptar të aplikojë për ETIAS:
-Emri i plotë -Data e lindjes -Gjinia -Kombësia -Informacion për pasaportën (Numri, data e lëshimit, data e skadimit) -Informacioni i kontaktit (adresa e shtëpisë, numri i telefonit) -Adresa e emailit