Vendi ynë kryeson në rang rajonal përsa i përket pastrimit të parave. Renditet në vend të 74 të botë mes 128 shteteve, sa i takon indeksit të Bazelit kundër pastrimit të parave.

Shqipëria ka një vlerësim pikësh 4.92, ndërkohë që në rajon Kosova ka pozicionim më të mirë me 4.14 pikë. Indeksi llogaritet nga 0 për riskun më të ulët deri në 10 për riskun më të lartë.

Renditja rajonale

  1. Serbia 4.87
  2. Italia 4.55
  3. Maqedonia e Veriut me 3.94
  4. Mali i Zi me 3.99.
  5. Greqia 3.71

Vendet me riskun më të lartë të pastrimit të parave

Sudani i Jugut

Republika e Kongos

Afganistani

Haiti

Myanmar

Irani

Mozambiku

Guinea

Vendet me riskun më të ulët

Estonia

Finlanda

Andora

Monako

Suedia

Finlanda

Elementët që e kanë renditur vendin tonë në këtë pozicion janë: kuadri ligjor për parandalimin e pastrimit të parave, ryshfeti dhe korrupsioni. Shqipëria ka një tregues 4.6 për kuadrin ligjor dhe 5.95 për ryshfetin dhe pastrimin e parave, një nga më negativët. Ndër to kryeson transparenca financiare me 6.14.

Transparenca publike është vlerësuar me 3.4 ndërsa risku politik 5.54, në nivele jo fort pozitive.