Një ndeshje spektakolare në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku Shqipëria ka mposhtur 2 me 0 Poloninë me dy gola të mrekullueshëm.
Sfida u shënua në minutën 37’, kur Jasir Asani shënoi një supërgol nga jashtë zone duke ngritur në këmbë stadiumin “Air Albania”.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultatet, ndërsa e dyta nisi disi më qetë.
Në minutën e 60’ disa zëvendësime i dhanë një hov tjetër lojës.
Mirlind Daku, i cili sapo ishte futur në lojë, shënoi golin e dytë për Shqipërinë në minutën 62’.
Me fitoren ndaj Polonisë, Shqipëria udhëheq Grupin E.
Grupi E
Shqipëria 10 pikë
Çekia 8 pikë
Moldavia 8 pikë
Polonia 6 pikë
Ishujt Faroe 1 pikë