Një 40-vjeçar ka rrezikuar mbytjen disa minuta më parë në plazhin e Tales, Lezhë. Mësohet se shkak kanë qenë dallgët e shumta, ku vrojtuesit e plazhit i kanë kërkuar pushuesëve që të dalin në breg.
Nxjerrja në breg dhe shpëtimi i 40-vjeçarit u bë e mundur falë ndërhyrjes së pushuesëve, vrojtuesve dhe punonjësve të lokaleve aty pranë.
Pasi mori ndihmën e parë nga të pranishmit, 40-vjeçari u dërgua në spitalin rajonal, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.