Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar rreth orës 20:00 në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Dyshimet e para të policisë janë se ka qenë pranë një vile në rikonstruksion.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:50, në rrugën “Robert Naci”, në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve.