Një autobot ka shpërthyer në flakë në një pikë karburanti ”Gega Oil”, këtë të premte në autostradën Durrës-Tiranë, lëndohen dy punonjës të pikës.

Policia bën me dije se për pasojë janë lënduar shtetasit Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe shtetasi E.P., rreth 35-vjeç, të dy punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant.

Shërbimet e Policisë evakuan në kohë, personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik.

Zjarri është shuar tërësisht dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.